Greqi – Policia ndalon pa kurrfarë justifikimi ekipin xhirues të TRT-së

Një ekip i TRT-së, i cili kishte shkruar për xhirime në Greqi, është ndaluar nga forcat greke të sigurisë dhe është mbajtur për gati 3 orë e gjysmë në Drejtorinë e Policisë së Aleksandropojës (Dedeagaç)...

Greqi – Policia ndalon pa kurrfarë justifikimi ekipin xhirues të TRT-së

Një ekip i TRT-së, i cili kishte shkruar për xhirime në Greqi, është ndaluar nga forcat greke të sigurisë dhe është mbajtur për gati 3 orë e gjysmë në Drejtorinë e Policisë së Aleksandropojës (Dedeagaç).

I formuar nga korrespondenti Fatih Sabuncu, kameramani Ufuk Karagul dhe përgjegjësi i transportit, Metin Talu, ekipi i TRT-së u ndalua dhe shoqërua në polici teksa po kthehej në hotel me makinë zyrtare, pasi kishte bërë testet e nevojshme për transmetimet e drejtpërdrejta të 15 Korrikut në afërsi të Aeroportit të Aleksandropojës.

Policia greke u konfiskoi punonjësve të TRT-së telefonat, portofolat, kartat e identitetit dhe sende të tjera personale. Ata u lanë të lirë vetëm pasi u mbajtën rreth 3 orë e gjysmë në Drejtorinë e Policisë së zonës.

Korrespondenti i TRT-së, Fatih Sabuncu, deklaroi se janë ndaluar me forcë, pa kurrfarë justifikimi nga forcat greke të sigurisë dhe janë mbajtur në qendrën policore të Aleksandropojës për 3 orë e gjysmë pa u pyetur për asgjë.

Pas njoftimit për ndalimin e ekipit të televizionit shtetëror të Turqisë, një grup i përbërë nga emrat kryesorë të komunitetit turk në Greqi, mes të cilëve spikasin presidenti i Këshillit Konsultativ të Pakicës Turke në Trakinë Perëndimore dhe myftiu i zgjedhur i Komotinit (Gumulcine), Ibrahim Serif, vizitoi punonjësit e TRT-së në hotel dhe u interesua për shëndetin e tyre.



Lajme të ngjashme