Erdogan: 15 Korriku shpëtoi nderin dhe dinjitetin e demokracisë në të gjithë botën

Me rastin e dyvjetorit të përpjekjes së dështuar për grusht shteti nga organizata terroriste gyleniste (FETO) më 15 Korrik 2016, kreu i shtetit turk ka shkruar një artikull për gazetat prestigjioze turke “Hürriyet” dhe “Sabah”...

Erdogan: 15 Korriku shpëtoi nderin dhe dinjitetin e demokracisë në të gjithë botën

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, ka theksuar të dielën se natën e 15 Korrikut, kombi turk nuk ka sprapsur vetëm grusht shtetin, por njëherësh ka shpëtuar nderin dhe dinjitetin e demokracisë në të gjithë botën.

Me rastin e dyvjetorit të përpjekjes së dështuar për grusht shteti nga organizata terroriste gyleniste (FETO) më 15 Korrik 2016, kreu i shtetit turk ka shkruar një artikull për gazetat prestigjioze turke “Hürriyet” dhe “Sabah”.

Erdogani ka deklaruar se një prej tradhtive më të mëdha të historisë politike është transformuar në fitore me trimërinë, guximin dhe heroizmin e kombit turk.

“Me qëndresën e 15 Korrikut, Turqia nuk ka sprapsur vetëm grusht shtetin, por njëherësh ka shpëtuar nderin dhe dinjitetin e demokracisë në të gjithë botën”, ka shkruar ai në artikullin e tij për të përditshmet “Hürriyet” dhe “Sabah”.

Lideri turk ka nënvizuar se 15 Korriku është përgjigjja më e qartë si për organizatën terroriste gyleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY) ashtu edhe për të gjithë aspirantët e grusht shteteve dhe grupet e tjera terroriste.

Sipas tij, Turqia është tashmë shumë më e fuqishme dhe demokratike sesa përpara 15 Korrikut.

FETO/PDY-ja është likuiduar dhe pastruar përgjithësisht nga të gjitha organet shtetërore turke, ndërkohë që institucionet e saj janë mbyllur tashmë në 16 vende të ndryshme të botës.

“Ne kemi treguar se asnjë shtet i botës nuk është i sigurt për terroristët e FETO/PDY-së. Do të vazhdojmë me vendosmëri dhe pa kurrfarë lëshimi procesin ligjor që kemi nisur kundër kryeterroristit të FETO/PDY-së”, ka shkruar Presidenti Erdogan mes të tjerash.



Lajme të ngjashme