Ministri turk i Drejtësisë: Premtoj një sistem të drejtë dhe të besueshëm për të gjithë

Ministri i Drejtësisë së Turqisë, Abdulhamid Gul, i cili ka mbajtur funksionin në kabinetin e ri, ka premtuar të martën një sistem të drejtësisë me të vërtetë të drejtë dhe të besueshëm për të gjithë...

Ministri turk i Drejtësisë: Premtoj një sistem të drejtë dhe të besueshëm për të gjithë

Ministri i Drejtësisë së Turqisë, Abdulhamid Gul, i cili ka mbajtur funksionin në kabinetin e ri, ka premtuar të martën një sistem të drejtësisë me të vërtetë të drejtë dhe të besueshëm për të gjithë.

“Si qeveri, ne do të vendosim një sistem të drejtësisë që do të sigurojë besim, kjo është qasja jonë themelore”, tha Gul duke shtuar se të gjitha parregullsitë në sistemin e drejtësisë do të eliminohen me anë të një mekanizmi që do të vendoset së afërmi.

“Njerëzit tanë nga Kordona e Izmirit, nga Suri i Diyarbakirit, nga Samsuni dhe Antalya, të gjithë do të hetojnë këtë ndjesi. Ne jemi duke u përpjekur të krijojmë ndjesinë se Turqia ka një sistem të drejtësisë”, shtoi ai.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dje prezantoi administratën e re me 16 ministra në Kompleksin Presidencial në Ankara, kabineti i parë në sistemit e qeverisë presidenciale.



Lajme të ngjashme