Thaçi mbërrin në Ankara për inagurimin e Erdoganit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbërritur në Turqi për të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të Recep Tayyip Erdoğan si president i Turqisë që do të mbahet në Kompleksin Presidencial në Ankara.

Thaçi mbërrin në Ankara për inagurimin e Erdoganit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbërritur në Aeroportin Esenboğa të Ankarasë në kohë të përafërt me presidentin sudanez Omar Al Bashir, ndërsa dy liderët janë pritur me ceremoni zyrtare nga ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zeybekçi.

Në ceremoninë e inagurimit pritet të marrin pjesë 22 krerë shtetesh, 28 kryeministra dhe kryetarë të parlamenteve dhe sekretarët e përgjithshëm të gjashtë organizatave ndërkombëtare.

Ceremonia e inagurimit do të mbahet pasi Erdoani paraprakisht të bëjë betimin në Kuvend (TBMM).

Pas ceremonisë, Presidenti Erdoan do të shtrojë një darkë për liderët mysafirë.

Po ashtu, përmes një konference për media, Erdoani do të shpalosë edhe kabinetin qeverisë presidenciale.

 

 

 
 


Lajme të ngjashme