Erdogan publikon kabinetin e parë të qeverisjes presidenciale

Janë qartësuar edhe emrat e ndihmëspresidentit dhe ministrave të Sistemit të Qeverisë Presidenciale të ardhur në pushtet me zgjedhjet e 24 qershorit...

Erdogan publikon kabinetin e parë të qeverisjes presidenciale

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi të hënën vonë kabinetin e parë të sistemit presidencial, i cili përbëhet nga 1 ndihmëspresident dhe 16 ministra.

Emrat e rinj të administratës presidenciale turke, të cilët Erdogani i prezantoi vetë me anë të një konference për shtyp në Kompleksin Presidencial në Ankara, janë:

  • President – Recep Tayyip Erdogan
    • Ndihmëspresident - Fuat Oktay
      • Ministër i Drejtësisë - Abdülhamit Gül
      • Ministre e Punës, Shërbimeve Sociale dhe Familjes - Zehra Zümrüt Selçuk
      • Ministër i Mjedisit dhe Urbanizimit - Murat Kurum
      • Ministër i Punëve të Jashtme - Mevlüt Çavuşoğlu
      • Ministër i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore - Fatih Dönmez
      • Ministër i Arsimit Kombëtar - Ziya Selçuk
      • Ministër i Rinisë dhe Sportit - Mehmet Kasapoğlu
      • Ministër i Kulturës dhe Turizmit: Mehmet Ersoy
      • Ministër i Punëve të Brendshme - Süleyman Soylu
      • Ministër i Mbrojtjes Kombëtare - Hulusi Akar
      • Ministër i Shëndetësisë - Fahrettin Koca
      • Ministër i Thesarit dhe Financave - Berat Albayrak
      • Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë - Mustafa Varank
      • Ministër i Bujqësisë dhe Pyjeve - Bekir Pakdemirli
      • Ministre e Tregtisë - Ruhsar Pekcan
      • Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës - Mehmet Cahit Turan



Lajme të ngjashme