Prof dr. Aleksandr Dugin: Aleanca Turqi-Iran-Rusi do të trajtësojë të ardhmen botërore

I ftuar në programin "Pa Kufi" të televizionit shtetëror iranian, prof. dr. Aleksandr Dugin, strateg, politolog dhe këshilltar i Presidentit rus, Vladimir Putin, ka bërë vlerësime në lidhje me çështjet rajonale dhe globale...

Prof dr. Aleksandr Dugin: Aleanca Turqi-Iran-Rusi do të trajtësojë të ardhmen botërore

Prof dr. Aleksandr Dugin: Aleanca Turqi-Iran-Rusi do të trajtësojë të ardhmen botërore

Prof. Dr. Aleksandr Dugin, strateg, politolog dhe këshilltar i Presidentit rus, Vladimir Putin, ka theksuar se bashkëpunimi ndërmjet Turqisë, Rusisë dhe Iranit është i rëndësishëm për vendosjen e paqes në rajon, me në krye Sirinë.

I ftuar në programin "Pa Kufi" të televizionit shtetëror iranian, Aleksandr Dugin ka bërë vlerësime në lidhje me çështjet rajonale dhe globale.

"Bashkëpunimi i Turqisë, Rusisë dhe Iranit në Siri është një hap i rëndësishëm për vendosjen e paqes në rajon, me në krye Sirinë. Kjo aleancë ka bërë që të dështojnë edhe komplotet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajon dhe Siri", është shprehur ai duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit që Turqia, Rusia dhe Irani kanë nisur me procesin e Astanës, për t'i dhënë fund krizës në Siri dhe për të siguruar paqen e stabilitetin në këtë vend.

Duke nënvizuar se SHBA-ja ka nisur të humbasë dominimin e saj në rajon falë bashkëpunimit të këtyre tri vendeve, prof. Dugin vijoi me këto fjalë: "Kjo aleancë do të trajtësojë të ardhmen botërore. Nëse projekti euroaziatik zbatohet me sukses, bashkësia ndërkombëtare do të zhvendoset nga një rend njëpolar, në një rend botëror shumëpolësh dhe ndikimi rajonal i SHBA-së do të reduktohet."

Pasi ka tërhequr vëmendjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar të aplikojnë sanksione ndaj Iranit pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore, politologu rus tha se Teherani dhe Moska duhet të forcojnë bashkëpunimin për të luftuar kundër sanksioneve të administratës amerikane, të cilën ai e ka cilësuar si "armik të përbashkët".



Lajme të ngjashme