Turqi - Presidentët e 17 vendeve pjesëmarrës në ceremoninë e betimit të Presidentit Erdogan

Ceremonia e betimit të Presidentit Erdogan do të mbahet më 9 korrik ku janë të ftuar një numër i madh i kryetarëve të shteve dhe qeverive.

Turqi - Presidentët e 17 vendeve pjesëmarrës në ceremoninë e betimit të Presidentit Erdogan

Në ceremoninë e betimit më 9 korrik të Recep Tayyip Erdogan, i cili u rizgjodh për president me 52 për qind të votave në zgjedhjet e mbajtura më 24 qershor, do të marrin pjesë presidentët e 17 vendeve.

Në ceremoninë e betimit, ku do të marrin pjesë presidentët apo kryetarët e shteteve të Venezuelës, Kazakistanit, Maqedonisë, Guinesë, Somalisë, Zambisë, Bosnjë-Hercegovinës, Bullgarisë, Gjeorgjisë, Pakistanit, Kirgizisë, Ukrainës do të jenë të pranishëm edhe një numër i madh i kryetarëve të parlamenteve dhe kryeministrat e vendeve të ndryshme.

Presidenti Erdogan për nderë të mysafirëve do të shtrojë një darkë solemne.

Sistemi i ri i qeverisjes presidenciale do të fillojë zyrtarisht me betimin e Presidentit Erdogan.

 


Lajme të ngjashme