Vizita e parë jashtë shtetit e Presidentit Erdogan do të jetë në RTQV

Vizita e parë jashtë shtetit e Presidentit Rexhep Tayyip Erdogan do të jetë në Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV) dhe në Azerbajxhan.

Vizita e parë jashtë shtetit e Presidentit Erdogan do të jetë në RTQV

Vizitat e para jashtë vendit të Presidentit Recep Tayyip Erdogan pas zgjedhjeve të 24 qershorit do të jenë në Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV) dhe Azerbajxhan.

Pas vizitës në Republikën Turke të Qipros së Veriut që do të realizohet të martën më 10 korrik, Presidenti Erdogan do të vizitojë Azerbajxhanin.

Më pas kreu i shtetit turk do të kalojë në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës, ku do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, që do të mbahet më datat 11-12 korrik.

Pritet që Presidenti Erdogan gjatë samitit të zhvillojë një takim me Presidentin e ShBA-së, Donald Trump.



Lajme të ngjashme