Forcat turke të sigurisë neutralizojnë 36 terroristë brenda një jave

Sipas komunikatës së lëshuar nga Ministria e Brendshme bëhet e ditur se mes datave 25 qershor-2 korrik në vend janë ndërmarra 1 mijë e 363 operacione.

Forcat turke të sigurisë neutralizojnë 36 terroristë brenda një jave

Në operacionet e brendshme të sigurisë të ndërmarra gjatë javës së fundit në mbarë vendin janë neutralizuar 36 terroristë.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Ministria e Brendshme, mes datave 25 qershor-2 korrik në vend janë ndërmarrë 1 mijë e 363 operacione.

Në komunikatë thuhet se gjatë këtyre operacioneve janë neutralizuar gjithsej 36 terroristë, ku 21 janë kapur të vrarë, 4 të gjallë dhe 11 janë vetdorëzuar.

Në mes tjerash bëhet e ditur se gjatë këtyre operacioneve janë ndaluar 170 persona të lidhur me organizatën terroriste PKK, 777 persona për lidhje me organizatën terroriste gyleniste FETO, 33 për lidhje me DAESH-in si dhe 5 persona për lidhje me organizatat e majta ekstreme.

Gjithashtu u tha se janë kryer punimet në lidhje me 408 llogari në mediat sociale, të cilat përmbanin propagandë të organizatave terroriste dhe retorika të urrejtjes.

Në komunikatën e ministrisë bëhet e ditur se ndaj 281 personave të zbuluar në kuadër të hetimeve të pronarëve të llogarive kanë filluar edhe procedurat ligjore.

 


Lajme të ngjashme