Turqi – Pamukaleja, ‘parajsa e bardhë’ pret numër rekord turistësh

I njohur për travertinat (tufat gëlqerore) dhe pishinat antike, Pamukaleja, njëherësh sit i Trashëgimisë Kulturore i mbrojtur nga UNESCO, vitin e kaluar e kanë vizituar më shumë se 1,5 milionë turistë nga mbarë bota.

Turqi – Pamukaleja, ‘parajsa e bardhë’ pret numër rekord turistësh
PAMUKKALE_TURIST 2.jpg
Pamukkale-Computer-Wallpaper.jpg
PAMUKKALE_TURIST 10.jpg
pamukkale棉花堡
Beyaz Cennet Pamukkale32.jpg
pamukkale.jpg

Vendpushimin e njohur turistik Pamukkale, i cili ndodhet afër qytetit Denizli, në jugperëndim të Turqisë, vitin e kaluar e kanë vizituar më shumë se 1,5 milionë turistë nga mbarë bota. Synimi është që këtë vit numri i turisteve të jetë më i madh se kaq.

Pamukaleja bën pjesë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Vetëm gjatë pesë muajve të parë të këtij viti atë e kanë vizituar mbi gjysmë milioni turistë. Pritet që këtë vit të regjistrohet një rekord i ri në numrin e turistëve.

Pamukaleja ka 17 burime termale, prej të cilave buron uji me temperaturë 35 deri në 100 gradë celsius. Pamukaleja fjalë për fjalë do të thotë "kështjellë pambuku" dhe është një nga mrekullitë më mbresëlënëse të Turqisë. Formacionet e ngurta, të bardha në distancë ngjajnë me borën.

Falë ujërave termale për më shumë se 2.500 vite, ky vend turistik është ‘ilaç’ për shumë persona që vijnë në këtë zonë.

Përveç turistëve vendas, në Pamukale mund të takosh turistë nga të gjitha vendet evropiane, por edhe nga Kina, Japonia, Koreja e Jugut dhe vendet e tjera të Lindjes së Largët.

Drejtori i Shoqatës së Hotelierëve dhe Administratorëve Turistikë, Gazi Murat Shen, thotë se kjo zonë gjatë të gjithë vitit tërheq vëmendjen e shumë turistëve, të cilët kënaqen me bukuritë natyrore.

“Presim të arrijmë një rekord tjetër këtë vit. Ne patëm një rritje prej 43 për qind vetëm në pesë muajt e parë të këtij viti. Deri në fund të vitit, në Pamukale do të presim rreth 2,5 milionë turistë vendas dhe të huaj. Kjo, natyrisht, nuk mjafton për ne. Qëllimi është që deri në vitin 2020 numri të arrijë në tre milionë turistë dhe pesë milionë deri në vitin 2023”, tha Shen.

Sipas tij, turistët më të shumtë janë nga Lindja e Mesme, të ndjekur këta nga rusët, evropianët dhe amerikanojugorët. Shen shtoi se ka pasur një rritje të madhe të turistëve nga Kina.

Duhet theksuar se Pamukalaja nuk është e njohur vetëm me travertinat (tufat gëlqerore). Pishina antike që ndodhet në këtë zonë është një ndër pishinat më të vjetra në botë.

Pishinat-tarracë, të bukura dhe të çuditshme të Pamukalesë, janë vlerësuar për më shumë se dy shekuj e megjithatë ende mbeten një nga mrekullitë më pak të njohura në botë.

Mijëra vjet më parë, tërmetet, dukuri natyrore të shpeshta në Turqi, krijuan thyerje tektonike, të cilat bënë që stinët e nxehta ta bënin ujin të pasur me karbonat kalciumi.

Ndërkohë që uji u tha, materiali u kondensua dhe formoi tarraca shtresë pas shtrese dhe ngadalë ndërtoi muret në të njëjtën mënyrë siç formohet në shpellë një stalaktit.

Në gjuhën turke Pamukale do të thotë ‘Kështjellë Pambuku’, por greko–romakët ndërtuan një qytet mbi vendbanimin e quajtur Hierapolis, që do të thotë Qyteti i Shenjtë.

Ata e njohën atë si një vend të rrallë dhe të rëndësishëm duke ia atribuuar fuqitë shëruese ujërave të bardhë termalë. Pamukale është një sit i Trashëgimisë Kulturore i mbrojtur nga UNESCO. Vizitohet nga shumë turistë, që vijnë nga mbarë bota.

 


Lajme të ngjashme