Erdogani realizoi një bisedë telefonike me Emirin e Kuvajtit

Sipas informacionit të siguruar nga burimet e Presidencës turke, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan ka realizuar bisedën e parë telefonike me Emirin e Kuvajtit, Sheik Sabah al-Ahmet al-Xhabir es-Sabah, pas zgjedhjeve të 24 qershorit në Turqi.

1003224
Erdogani realizoi një bisedë telefonike me Emirin e Kuvajtit

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka realizuar një bisedë telefonike me Emirin e Kuvajtit, Sheik Sabah al-Ahmet al-Xhabir es-Sabah.

Sipas informacioneve të marra nga burimet presidenciale, Presidenti Erdoan i përcolli Emirit të Kuvajtit dëshirën për shërim të shpejtë djalit të tij, Sheik Nasir, i cili ka kaluar një operacion të suksesshëm.

Emiri i Kuvajtit me këtë rast e përgëzoi Presidentin Erdoan për fitoren në zgjedhjet e 24 qershorit.

 


Lajme të ngjashme