Ofensivë ajrore e ushtrisë turke në veri të Irakut, neutralizohen 4 terroristë të PKK-së

Sulmet ajrore të Forcave të Armatosura të Turqisë në veri të Irakut kanë neutralizuar 4 terroristë të PKK-së, njoftoi të shtunën Shtatmadhoria turke...

Ofensivë ajrore e ushtrisë turke në veri të Irakut, neutralizohen 4 terroristë të PKK-së

Sulmet ajrore të Forcave të Armatosura të Turqisë në veri të Irakut kanë neutralizuar 4 terroristë të PKK-së, njoftoi të shtunën Shtatmadhoria turke.

Siç bën të ditur Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë turke përmes llogarisë zyrtare në “Twitter”, sulmet ajrore u kryen ndaj objektivave të organizatës separatiste terroriste, PKK, në zonën e quajtur Avashin-Basyan.

Ditët e fundit, zyrtarët turq kanë paralajmëruar se baza e PKK-së në malet Kandil mund të jetë objekt i një operacioni të ardhshëm.

Në fushatën e saj terroriste gati 40-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja, e cilësuar si një organizatë terroriste nga Ankaraja, Uashingtoni dhe Brukseli, mbahet përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve.



Lajme të ngjashme