Agjencia “Standard & Poor’s” rrit Notën e Shkallës Kombëtare të Turqisë

Nota e Shkallës Kombëtare të Turqisë në terma kohorë afatgjatë është ngritur në nivelin “trAAA”, nga “trAA” që ishte më parë; kurse në terma kohorë afatshkurtër është ngritur në nivelin “trA-1+”, nga “trA-1” më parë...

1002938
Agjencia “Standard & Poor’s” rrit Notën e Shkallës Kombëtare të Turqisë

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit, “Standard & Poor’s” (S&P), njoftoi pasditen e së premtes rritjen e Notës së Shkallës Kombëtare (NSR) të Turqisë.

Siç bën të ditur S&P-ja në një komunikatë të shkruar, Nota e Shkallës Kombëtare të Turqisë në terma kohorë afatgjatë është ngritur në nivelin “trAAA”, nga “trAA” që ishte më parë; kurse Nota e Shkallës Kombëtare të Turqisë në terma kohorë afatshkurtër është ngritur në nivelin “trA-1+”, nga “trA-1” që ishte më parë.

Nota e Shkallës Kombëtare është një prej vlerësimeve kryesore të agjencisë në fjalë dhe në dy karakteret e para të saj përfaqëson vendin. Ajo jep opinion të përgjithshëm nëse një taksapaguesi mund t’i jepet kredi ose mbi aftësinë e tij për të përmbushur disa detyrime financiare.

Ky vlerësim nuk bën të mundur krahasime midis vendeve të ndryshme, siç është rasti i notës së kreditit.



Lajme të ngjashme