Turqia e shqetësuar nga sulmet e regjimit në Dera dhe Kuneytra të Sirisë

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy në lidhje me këto operacione tha se “Mallkojmë rëndë këto sulme çnjerëzore”.

1002646
Turqia e shqetësuar nga sulmet e regjimit në Dera dhe Kuneytra të Sirisë

Turqia shprehu keqardhje dhe shqetësimin e saj për operacionet që po zhvillohen në zonat e Dera-s dhe Kuneytra-s të Sirisë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy në lidhje me këto operacione tha se “Mallkojmë rëndë këto sulme çnjerëzore”.

Në përgjigje të pyetjes në lidhje me çështjen, zëdhënësi Aksoy foli edhe për operacionet e ushtrisë së regjimit sirian ndaj Dera-s dhe Kuneytra-s, të cilat janë shpallur zona të çtensionimit në përputhje me memorandumin e nënshkruar në Astanë.

“Ne ndjejmë pikëllim dhe shqetësim të madh nga këto sulme. Mallkojmë rëndë këto sulme çnjerëzore, të cilat minojnë përpjekjet e bëra në Astanë dhe Gjenevë për uljen e dhunës në terren dhe për gjetjen e zgjidhjes politike krizës siriane. U bëjmë thirrje edhe garantuesve të tjerë të këtij memorandumi dhe shoqërisë ndërkombëtare për tu vënë në veprim për ti ndalur këto sulme”, bëri të ditur zëdhënësi Aksoy.  

 


Lajme të ngjashme