Në Antalia filluan shëtitjet me anije turistike

Me shërbimet alternative dhe me çmime të përshtatshme që ofrojnë, anijet turistike, të cilat bartin drejt gjireve si parajsë turistët vendas dhe të huaj që dynden drejt kryeqytetit të turizmit turk, Antalia, janë bërë pjesë e domosdoshme e turizmit.

1001988
Në Antalia filluan shëtitjet me anije turistike

Anijet turistike janë një pjesë e pandarë e turizmit në Antaia.

Me shërbimet alternative dhe me çmime të përshtatshme që ofrojnë, si shëtitje ditore ose disaorëshe, anijet turistike, të cilat bartin drejt gjireve si parajsë turistët vendas dhe të huaj që dynden drejt kryeqytetit të turizmit turk, Antalia, janë bërë pjesë e domosdoshme e turizmit.

Në Antalia, e cila synon që këtë sezon të mirëpresë më shumë se 14 milionë turistë, anijet turistike që shërbejnë në portin historik të qytetit, Marinën e Jahteve në Kaleiçi. Për të qenë gati për të pritur mysafirët, të cilët fillojnë e vijnë që në orët e para të mëngjesit, përgatitjet në anije fillojnë që një ditë më parë.

Është e mundur që të merrni një shërbim të posaçëm në grupe të madha 70-80 vetë, ose duke hipur në anijet turistike që realizojnë turne të këndshme duke qëndruar në gjiret e virgjër e të pashoq për të ngrënë ose larë në ujërat e kaltra të Mesdheut.

Këtë vit, pritshmëria turistike është shumë e lartë. Mendohet se do të kapet niveli maksimal.

Rreth 20 për qind e turistëve që vizitojnë Antalinë përfitojnë nga anijet turistike.

Anijet realizojnë udhëtime me muzikë ose pa muzikë, sipas dëshirës. Anijet mund të ndalojnë edhe në pika të caktuar për ushqim ose t’u larë.



Lajme të ngjashme