Turqia zotohet për vazhdimin e kontributeve të saj në NATO

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi mbrëmjen e së mërkurës një bisedë telefonike me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg...

Turqia zotohet për vazhdimin e kontributeve të saj në NATO

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi mbrëmjen e së mërkurës një bisedë telefonike me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sipas informatave të marra nga burimet e Presidencës, sekretari Stoltenberg e përgëzoi Presidentin Erdogan për fitoren në zgjedhjet e mbajtura më 24 qershor.

Bëhet e ditur se Presidenti Erdogan gjatë bisedës theksoi se zotimet e Turqisë ndaj NATO-s do të vazhdojnë në mënyrë të fortë, ndërsa kontributet do të shtohen edhe më shumë.

Ndërkaq, sekretari Stoltenberg tërhoqi vëmendjen se Turqia është një vend shumë i rëndësishëm për Aleancën.

Presidenti Erdogan dhe sekretari Stoltenberg theksuan se samiti i NATO-së që do të mbahet në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës, në muajin korrik, është rast i mirë për të zhvilluar një takim.



Lajme të ngjashme