Turqia ofron shërbime shëndetësore për banorët e qytetit Afrin të Sirisë

Prefektura e Hatajit, e cila u vë në veprim menjëherë pas spastrimit të qendrës së qytetit Afrin dhe rrethinës nga terrori, filloi me punime që së pari të plotësohen nevojat e popullatës për shërbime shëndetësore.

Turqia ofron shërbime shëndetësore për banorët e qytetit Afrin të Sirisë

Me spitale, qendra shëndetësore dhe njësi të lëvizshme për ekzaminim mjekësor, që janë hapur në qendër të qytetit dhe zonat rurale të Afrinit të Sirisë, të spastruar nga terrori nga Forcat e Armatosura të Turqisë me operacionin “Dega e Ullirit”, personeli i Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë është në dispozicion 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

Prefektura e Hatajit, e cila u vë në veprim menjëherë pas spastrimit të qendrës së qytetit Afrin dhe rrethinës nga terrori, filloi me punime që së pari të plotësohen nevojat e popullatës për shërbime shëndetësore.

Fillimisht u përmirësua gjendja fizike dhe u vendosën pajisjet e nevojshme në spitalet dhe qendrat shëndetësore me qëllim që popullata të ketë qasje më të lehtë në shërbime mjekësore.

Në kuadër të këtyre punimeve, fillimisht u vunë në shërbim spitalet në qendër të Afrinit dhe në Xhinderes, si dhe qendrat shëndetësore në qytezën Bylbyl.

Krahas kësaj ekipi i lëvizshëm shëndetësor i përbërë prej mjekëve dhe infermiereve prej fillimit të prillit e këtej ofron shërbime mjekësore banorëve në të gjitha qytezat dhe fshatrat e rajonit duke i vizituar në periudha të caktuara kohore.

Ndërkaq, në Raxhu, Sheik Hadid, Mabatli, Sheran dhe Kefer Sahra janë duke vazhduar punimet për hapjen e qendrave shëndetësore, punime këto që përkrahen edhe nga një ekip i personelit shëndetësor i përbërë prej 10 personave me origjinë siriane.

Sipas të dhënave të marra nga Prefektura e Hatajit, në njësitë shëndetësore të përbëra prej 68 punonjësve turq, janë kryer kontrolle mjekësore të 17 mijë e 236 personave, si dhe janë vaksinuar 2 mijë e 288 persona të tjerë.

Ndërkaq 297 persona në gjendje të rëndë shëndetësore dhe të plagosur janë dërguar në Turqi për kurim.

Në spitalin shtetëror të Afrinit, ku janë të vendosura 4 aparate të hemodializës, deri më sot kanë lindur 42 foshnje.   



Lajme të ngjashme