Turqi - Përfaqësimi i grave në Kuvend në legjislaturën e 27-të shënon rritje

Partia Demokratike e Popujve (HDP) udhëheq në përfaqësimin e grave, duke u përfaqësuar në parlament me 25 gra nga gjithsej 67 ligjvënës të HDP-së.

Turqi - Përfaqësimi i grave në Kuvend në legjislaturën e 27-të shënon rritje

Përfaqësimi i grave në Parlamentin e Republikës së Turqisë ka shënuar një rritje të lartë.

Sipas rezultateve jozyrtare, në vazhdën e zgjedhjeve historike të 24 qershorit, një total prej 103 grave do të kenë ulëse në parlamentin me 600 vende.

Kjo shënon rritje të përfaqësimit të grave në Parlamentin turk në 17,1 për qind, krahasuar me përbërjen e kaluar kur përfaqësimi i tyre ishte 14,7 për qind.

Partia Demokratike e Popujve (HDP) udhëheq në përfaqësimin e grave, duke u përfaqësuar në parlament me 25 gra nga gjithsej 67 ligjvënës të HDP-së.

Më pas vjen Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në pushtet, e cila do të përfaqësohet me 53 gra në mesin e 295 ligjvënësve të saj.

Pastaj vijon opozita kryesore Partia Popullore Republikane (CHP), e cila ka 18 deputete gra në mesin e 147 deputetëve të saj.

Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) ka pesë gra midis 49 ligjvënësve, si dhe Partia IYI në Kuvend nga 43 deputetë do të përfaqësohet me 3 gra.

Sipas rezultateve zyrtare të zgjedhjeve të së dielës së kaluar, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) fitoi 295 vende në Kuvendin e Madh Popullor prej 600 anëtarësh.

Partia Popullore Republikane (CHP) zë vendin e dytë duke fituar 146 vende, ndërsa Partia Demokratike Popullore (HDP) siguroi 67 vende, Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) 49 vende, si dhe Partia IYI 43 vende. (AA)

 


Lajme të ngjashme