Kryeministri i Japonisë uron Presidentin Erdogan për fitoren elektorale të 24 qershorit

Shefi i qeverisë së Japonisë, Shinzo Abe, ka uruar përmes një telefonate Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për fitoren bindëse në zgjedhjet e 24 qershorit...

Kryeministri i Japonisë uron Presidentin Erdogan për fitoren elektorale të 24 qershorit

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka uruar përmes një telefonate Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për fitoren bindëse në zgjedhjet e 24 qershorit.

Siç bëjnë të ditur burimet presidenciale turke, kreu i shtetit turk dhe shefi i qeverisë japoneze kanë realizuar një bisedë telefonike me kërkesë të Tokios zyrtar.

Abe e ka përgëzuar Erdoganin për fitoren bindëse në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 24 qershorit në Turqi.

Në këtë bisedë, dy liderët kanë rikonfirmuar edhe vendosmërinë e tyre për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale turko-japoneze.

Tjetër çështje e bisedës telefonike Erdogan-Abe ishte përshpejtimi i ndërtimit të centralit bërthamor në Sinop të Turqisë. Ata kanë rënë dakord për t’u takuar kokë më kokë në Samitin e G20-s, i cili do të mbahet në Argjentinë.

Duke theksuar se Japonia do të marrë presidencën e radhës së G20-s në vitin 2019, Kryeministri Abe e ka ftuar Presidentin Erdogan në Japoni duke deklaruar se do të ishte i kënaqur ta shihte sërish liderin turk në vendin e tij.



Lajme të ngjashme