McGurk: Bashkëpunimi i Amerikës me Turqinë në Menbixh është i suksesshëm

Përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Koalicionin Ndërkombëtar kundër DAESH-it, Brett McGurk tha se bashkëpunimi ndërmjet vendit të tij dhe Turqisë, veçanërisht në Menbixh të Sirisë, është i suksesshëm.

Sipas deklaratës së bërë nga departamenti amerikan, McGurk bëri deklarata në lidhje me Turqinë në Mbledhjen e Drejtorëve Politikë të Koalicionit kundër DAESH-it, të zhvilluar në Marok.

Në fjalimin e mbajtur në mbledhje, McGurk shpjegoi aktivitetet e fundit të Koalicionit kundër DAESH-it.

Ai tha se bashkëpunimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Turqinë në kohët e fundit është zhvilluar në drejtim pozitiv dhe përdori këtë shprehje: “Unë përgëzoj punën e bërë me Turqinë, aleaten tonë në NATO dhe partneren në Koalicion (kundër DAESH-it), për të reduktuar tensionin në rajon dhe veçanërisht në Menbixh. Me Turqinë kemi vizatuar një hartë rrugore (në Menbixh). Negociatat me ata (turqit) janë frytdhënëse dhe produktive. Ne presim që kjo të vazhdojë, ne jemi mirënjohës për këtë bashkëpunim”.  

Ai tha se lufta kundër DAESH-it do të vazhdojë deri në pikën e fundit dhe theksoi se për spastrimin edhe të pikave të fundit të DAESH-it, që kanë mbetur në Siri dhe Irak, vazhdojnë punimet me partnerët në rajon.

Mbledhja e fundit, që bashkoi autoritetet e nivelit të lartë të koalicionit, ishte zhvilluar në muajin shkurt në Kuvajt.

Lajme të ngjashme