Zgjedhjet në Turqi – Përfundon numërimi i votave

Güven tha se numërimi i fletëvotimeve ka përfunduar dhe se të gjitha subjektet politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale i kanë marrë rezultatet.

YSK Başkanı Sadi Güven.jpg
ysk secim.jpg
Turkiye seçim.jpg

Kryetari i Këshillit të Lartë Zgjedhor (YSK), Sadi Güven njoftoi të martën se Këshilli i ka përpunuar 100 për qind fletëvotimet nga vendi dhe nga jashtë (duke i numëruar dhe hedhur në sistem) dhe të gjitha rezultatet u janë dërguar forcave politike që morën pjesë në garën elektorale.

Në fjalimin e shkurtër para gazetarëve në selinë e YSK-së, Güven tha se numërimi i fletëvotimeve ka përfunduar dhe se të gjitha subjektet politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të së dielës i kanë marrë rezultatet për shqyrtim.

Kurse dje Güven paralajmëroi se rezultatet zyrtare të zgjedhjeve YSK-ja do t’i shpallë më 5 korrik.

Sipas rezultateve paraprake, në bazë të 99,99 për qind të votave të numëruara, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka fituar në zgjedhjet presidenciale me 52,5 për qind të votave, ndërsa Aleanca Popullore, e kryesuar nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), në zgjedhjet parlamentare fitoi 53,6 për qind të votave.

Rezultatet e detajuara të zgjedhjeve në Turqi i gjeni duke klikuar këtu:



Lajme të ngjashme