Zëdhënësi Kalin reagoi ashpër ndaj anëtarit të Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin reagoi ashpër ndaj kritikave të anëtarit të Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, Adam Schiff, të bëra në lidhje me fitoren e Presidentit Erdogan në zgjedhje.

Zëdhënësi Kalin reagoi ashpër ndaj anëtarit të Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin iu përgjigj mesazhit të anëtarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Adam Schiff, i cili kritikoi suksesin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan në zgjedhje.

Adam Schiff, përfaqësuesi i Kalifornisë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe anëtari i Partisë Demokrate, i cili nuk mundi ti tolerojë urimet e ardhura nga të katër anët e botës për fitoren e Presidentit Erdogan në zgjedhje, nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter  tentoi të fillojë një fushatë njollosjeje ndaj këtij suksesi.

Ndërkaq zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin ka reaguar ashpër ndaj mesazhit të Schiff-it duke thënë: “Presidenti Erdogan nuk ka nevojë për urimet e tua Adam Schiff. Qytetarët turq e thanë fjalën e tyre, ajo çfarë duhet të bësh ti është ta mbyllësh gojën”.

 


Lajme të ngjashme