Kryeministri i fundit i Turqisë e përdori votën në Izmir

Kryeministri Binali Jëldërëm (Binali Yıldırım) përdori votën në shkollën fillore të ndërtuar nga fëmijët e tij në emër të nënës së tij, Bahar Jëlldërëm në nënprefekturën Karabaglar të Izmirit.

Gjatë prononcimit në mes të një grumbulli të madh në dalje të shkollës Jëlldërëm tha: “Përdorëm votën, kryem detyrën tonë si qytetarë. Të jetë në të mirë të vendit dhe popullit tonë. Në këto zgjedhje përcaktohet edhe presidenti edhe deputetët. Me sistemin e ri do të vazhdojmë të përparojë me Turqinë drejt objektivave dhe horizonteve të reja, në stabilitet dhe siguri. Dëshiroj që zgjedhjet të jenë një rast për qetësinë, paqen dhe vëllazërinë. Jemi duke kaluar zgjedhje të bukura në një atmosferë shumë demokratike dhe festive. Përsëris edhe një herë që zgjedhjet të jenë për mirë për Izmirin tonë, për vendin tonë”. Faleminderit. Që këtu do të shkojmë në Ankara dhe rezultatin e zgjedhjeve do ta ndjekim së bashku me Presidentin tonë. Shpresoj që gjithça të jetë në të mirën e atdheut tonë”.

Pyetjes : “Detyrën nuk do ta dorëzoni, ishit kryeministri i fundit. Çmund të na thoni në lidhje me këtë?”, Jëlldërëm iu përgjigj me fjalët: “Kolltuku na mbeti në dorë. Do ta çoj në muze”.

Lajme të ngjashme