Erdogan merr urimet e para për fitoren

Liderë të ndryshëm botërorë e kanë uruar Presidentin Rexhep Tajip Erdoan për fitoren në zgjedhjet e të dielës.

aliyev-erdoğan.jpg
Recep Tayyip Erdoğan Edi Rama
Erdoğan_Edi Rama.jpg
CB Erdoğan Mahmut Abbas.jpg

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev e uroi Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) për suksesin e tij në zgjedhje.

Sipas deklaratës së Presidencës së Azerbajxhanit, Aliyev e mori në telefon Presidentin Erdoan dhe e përgëzoi për "suksesin e tij të madh në zgjedhje".

Në këtë bisedë telefonike, Alijev tha se nën udhëheqjen e Erdoanit Turqia është zhvilluar më shumë, ka arritur suksese të mëdha në fushën ekonomike dhe e fuqizuar pozitën e saj në arenën ndërkombëtare, dhe i uroi suksese të mëtejshme homologut të tij turk.

Edhe Erdoan e falënderoi Alijevin për vëmendjen dhe urimet e tij.

Presidentin Erdoan e uruan për fitoren Presidenti i Palestinës Mahmoud Abbas, Kreu i Këshillit Presidencial të Bosnjë-Hercegovinës Bakir Izetbegoviç, Presidenti i Uzbekistanit Shevket Mirziyoyev, Emiri i Katarit Temim bin Hamad al-Thani, Kryetari i Shtetit të Sudanit Omer al-Beshir, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban.

Personalitetet e tjera që e kanë uruar Presidentin Erdoan deri tani janë: zv/patriku i Armenëve të Turqisë Aram Ateshyan, lideri shpirtëror i armenëve katolikë Levon Zekiyan dhe Kryerabini Hebre Ishak Haleva, Kreu i Komunitetit Hebre në Turqi Ishak Ibrahimzadeh.

Rezultatet e zgjedhjeve në Turqi mund ti ndiqni në kohë reale duke klikuar këtu:



Lajme të ngjashme