Çavusoglu: Udhërrëfyesi i Menbixhit do të kontribuojë në rindërtimin e besimit me ShBA-në

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu prononcohet në lidhje me rendin e ditës për gazetën italiane “La Repubblica".

Çavusoglu: Udhërrëfyesi i Menbixhit do të kontribuojë në rindërtimin e besimit me ShBA-në

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu bëri të ditur se udhërrëfyesi për Menbixhin i dakorduar mes Turqisë dhe ShBA-së për të ardhmen e Sirisë do të ndikojë pozitivisht në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ministri Çavusoglu gjatë reportazhit të dhënë për gazetën italiane “La Repubblica" i bëri një vlerësim rendit të ditës.

“Harta rrugore e hartuar për të garantuar sigurinë e Menbixhit, do të ndihmojë në ndërtimin e besimit me ShBA-në, e cila fatkeqësisht është rrënuar me mbështetjen e organizatës separatiste terroriset PKK/PYD/YPG”, deklaroi Çavusoglu.

Shefi i diplomacisë turke gjithashtu tha se Turqia aktualisht nuk do të tërhiqet nga Siria.

Ai tërhoqi vëmendjen në rrezikun nga kthimi i organizatave terroriste në zonat e spastruara nga ushtarët turq, në qoftë se ata tërhiqen nga Siria.

Ministri i Jashtëm shtoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian ende është objektiv strategjik për Turqisë edhe pse disa vende anëtare haptazi dalin kundër anëtarësimit të saj.

“Ne duam të blejmë një sistem të mbrojtjes ajrore, por Amerika, për shkak të problemit me Kongresin, nuk na i shet sistemet Patriot. Askush nuk mund të pengojë që Turqia ti blejë nga të tjerët sistemet e mbrojtjes ajrore”, bëri të ditur Çavusoglu.

Ai rikujtoi se Greqia ka blerë sisteme të mbrojtjes ajrore të tipit S-300, ndërsa theksoi se vendet anëtare të NATO-s nuk e panë këtë si problem.

Në lidhje me blerjen e sistemeve S-400 nga Rusia, ministri Çavusoglu tha se “Ne kemi marrë garanca se sistemet S-400 nuk do të paraqesin kërcënim”.

 


Lajme të ngjashme