Somalia falënderon Turqinë për përkrahjen e dhënë

Në kryeqytetin Mogadisho të Somalisë u organizua aktiviteti “Falënderime ndaj Turqisë, e cila fitoi zemrat e popullit të Somalisë”.

Somalia falënderon Turqinë për përkrahjen e dhënë

Në kryeqytetin Mogadisho të Somalisë u organizua aktiviteti “Falënderime ndaj Turqisë, e cila fitoi zemrat e popullit të Somalisë”.

Me këtë aktivitet somalezët falënderuan popullin turk dhe Presidentin Recep Tayyip Erdogan, të cilët prej vitit 2011 e këtej ndodhen pranë tyre duke u ofruar ndihma në vlerë me miliarda dollarë.

Në këtë aktivitet të organizuar në kryeqytetin Mogadisho nga ana e Prefekturës së kryeqytetit, morën pjesë prefekti i Benadirit dhe kryetari i bashkisë Mogadisho, Abdirrahim Osman, ambasadori i Turqisë në Somali, Olgan Bekar, një numër i madh i deputetëve somalezë dhe përfaqësuesit e institucioneve turke që veprojnë në këtë vend.

“Investimet e Turqisë në Somali arrin në 1 miliardë dollarë”, bëri të ditur ambasadori Bekar, ndërsa shtoi se efekti i shtysës së fituar me projektet e rrugëve, spitaleve dhe ato infrastrukturore të realizuara nga ana e Turqisë në Mogadisho dhe shkollat turke të hapura kohëve të fundit së bashku me bazat për trajnime ushtarake vazhdon ende.



Lajme të ngjashme