Kalin: Shifrat flasin vetë, vendimi për zgjedhje të parakohshme s’ka lidhje me ekonominë

Zëdhënësi dhe nënsekretari i përgjithshëm i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin, mohoi pretendimet e mediave të huaja se vendimi për zgjedhje të parakohshme është marrë për motive ekonomike...

Kalin: Shifrat flasin vetë, vendimi për zgjedhje të parakohshme s’ka lidhje me ekonominë

Zëdhënësi dhe nënsekretari i përgjithshëm i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin, mohoi pretendimet e mediave të huaja se vendimi për zgjedhje të parakohshme është marrë për motive ekonomike duke theksuar se mbajtja e zgjedhjeve është vendosur së bashku me opozitën.

Ibrahim Kalin vlerësoi rendin e ditës në një emision televiziv të kanalit “TRT World”.

Sipas tij, disa qarqe të caktuara po bëjnë çmos që të ndërtojnë perceptime negative rreth ekonomisë turke.

Ai hodhi poshtë pretendimet e mediave ndërkombëtare se vendimi për zgjedhje të parakohshme në Turqi është marrë për motive ekonomike duke tërhequr vëmendjen mbi shifrat e rritjes ekonomike të vendit të tij.

“Shifrat flasin vetë. Vitin e kaluar, Turqia kapi një rritje ekonomike në shkallën 7,4%. Ne shënjuam objektivin gjithashtu në tremujorin e parë të këtij viti dhe kjo tregon se ekonomia turke është rrugën e duhur. Ekonomia e vendit tonë lëkundet hera-herës kryesisht për shkak të efekteve të jashtme. Megjithatë, falë ekonomisë së saj të fuqishme, Turqia është prekur shumë pak nga këto efekte”, deklaroi zëdhënësi i Presidencës turke.

Kalin theksoi po ashtu se vendimi për zgjedhje të parakohshme është marrë në koordinim me opozitën.

“Nëse ju kujtohet, propozimi për zgjedhje të parakohshme erdhi nga një parti opozitare dhe jo nga ne. Ky propozim u mbështet edhe nga partia tjetër në opozitë dhe, kështu, ne vendosëm për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Po të mos e dëshironin, ata do ta refuzonin një vendim të tillë dhe do të kërkonin që zgjedhjet të mbaheshin në muajin nëntor të 2019-s”, përfundoi nënsekretari i përgjithshëm i Presidencës së Republikës së Turqisë.



Lajme të ngjashme