Çavusoglu: Plani i Menbixhit, model për stabilitetin dhe sigurinë e Sirisë

Në vlerësimin që i bëri aktualitetit për një televizion privat, ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavuoglu tha se plani i Menbixhit, i dakordësuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), vazhdon në përputhje me kalendarin.

Çavusoglu: Plani i Menbixhit, model për stabilitetin dhe sigurinë e Sirisë

Tani kemi ardhur në fazën e zbatimit të udhërrëfyesit për Menbixhin, i cili do të jetë një shembull për pjesën tjetër të Sirisë,- u shpreh Çavushollu dhe deklaroi se qëllimi i këtij plani është nxjerrja e organizatës terroriste separatiste PKK/PYD-YPG nga rajoni dhe çarmatosja e kësaj organizate.

"Ne do të patrullojmë me trupat amerikane për të shmangur krijimin e vakumit të sigurisë në Menbixh, dhe gjatë këtij procesi do të caktojmë së bashku edhe forcat e sigurisë dhe njerëzit që do të qeverisin Menbixhin. Domethënë, ne do t’ua dorëzojmë rajonin banorëve të vet. Ne do ti trajnojmë edhe ato (trupat e sigurisë). Situatën në Menbixh do ta stabilizojmë”,- vlerësoi shefi i diplomacisë turke.

“Gjithashtu do të sigurojmë rikthimin në këtë zonë sirianët, e detyruar të largohen nga Menbixhi dhe që për momentin janë strehuar në Turqi, ,- nënvizoi Çavushollu duke shtuar se Turqia do të plotësojë edhe nevojat e emigrantëve.

“Me modelin e Menbixhit ne do të vendosim stabilitetin dhe do të garantojmë sigurinë në të gjithë këtë rajon dhe kjo është e rëndësishëm jo vetëm për të ardhmen e Sirisë, por edhe për sigurinë e Turqisë”, theksoi Çavushollu.

“Administratat amerikane, ajo e vjetër dhe kjo e re, nuk i kanë mbajtur premtimet e bëra për nxjerrjen e PKK/PYD-YPG-së jashtë këtij rajoni, dhe kur Turqia kërkoi të angazhohet vet në këtë çështje, nga ShBA-ja erdhi propozimi për bashkëpunim në terren”,- sqaroi ministri i Jashtëm turk.

“Edhe ne e vlerësuam këtë propozim (të amerikanëve) dhe në fund të negociatave ramë dakord për të formuar tre grupe pune me ShBA-në, jo vetëm për Menbixhin, por edhe për çështje të tjera”, u shpreh më tej Çavushollu.

"Deri tani, harta rrugore është zbatuar shumë mirë dhe pa ndonjë problem, këtë gjë dëshirojmë edhe ne”,- uroi ai.

Në lidhje me operacionin antiterror në zonën malore Kandil, në veri të Irakut, ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu u shpreh se operacioni përparon me sukses dhe do të vazhdojë deri në fund.

 


Lajme të ngjashme