Isik: Do të dëshmojmë vendosjen e sigurisë së plotë në Menbixh

Zëvendëskryeministri Fikri Ëshëk (Fikri Işık) tha se në rajonin Menbixh të Sirisë do të jetohet një proces me faza ku do të vendoset plotësisht siguria.

Isik: Do të dëshmojmë vendosjen e sigurisë së plotë në Menbixh

Zëvendëskryeministri Fikri Ëshëk (Fikri Işık) tha se në rajonin Menbixh të Sirisë do të jetohet një proces me faza ku do të vendoset plotësisht siguria.

Ëshëk u prononcua për Radiotelevizionin e Turqisë (TRT).

Ai bëri të ditur se zgjatimi i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, PYD-YPG me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mban të pushtuar rajonin por me qëndrimin e vendosur të Turqisë u detyrua të hedhë hap prapa.

“Do të kemi hap pas hapi një proces ku trupat amerikane dhe turke patrullojnë së bashku të gjithë Menbixhin dhe elementët terroristë janë nxjerrë jashtë plotësisht nga atje”, u shpreh ai.

Ai vlerësoi edhe operacionin e Forcave të Armatosura Turke në rajonin Kandil kundër organizatës separatiste terroriste PKK.

“Objektivi ynë është ta nxjerrim Kandilin nga të qenurit një qendër e sigurt për terroristët. Objektivi ynë është të parandalojmë organizimin dhe drejtimin e aktiviteteve terroriste nga Kandili kundrejt Turqisë” tha Ëshëk.

Duke rikujtuar se pjesëtarët e organizatës terroriste gyleniste, FETO, që pasi morën pjesë në tentativën e grusht shtetit më 15 korrik 2016-të u arratisën jashtë shtetit, mbrohen nga disa shtete, Fikri Ëshëk tha: “ Hedhja e disa hapave nga ana e Gjermanisë kohët e fundit ndaj FETO-s u prit me kënaqësi. Por ndërkohë që pikërisht tani hidhen këto hapa pozitive, dalja në shesh se Adil Oksuz (puçist i arratisur) jeton në Gjermani, tregon se ajo nuk është e sinqertë. Informacionet tregojnë se Oksuz është në Gjermani. Ne presim nga Gjermania që ta ekstradojë sa më parë atë”.  


Fjalët Kyçe: Kandil , Menbixh , Fikri Isik , TRT , FETO

Lajme të ngjashme