Dy ushtarë bien dëshmorë dhe 4 të tjerë plagosen në shpërthimet e bombave artizanale të PKK-së

Si pasojë e shpërthimit të bombës artizanale të kurthuar në rrugë nga ana e terroristëve të organizatës separatiste terroriste PKK në Shërnak (Şırnak) dhe Siirt ranë dëshmorë dy ushtarë dhe u plagosën 4 të tjerë.

995103

Në nënprefekturën Eruh të rrethit Siirt një ushtar ra dëshmor dhe dy të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e shpërthimit të bombës artizanale të kurthuar në rrugë nga ana e terroristëve të organizatës separatiste terroriste PKK.

Kurse në rrethin Shërnak ra dëshmor një ushtar si pasojë e shpërthimit të bombës artizanale të vendosur në rrugë nga PKK-ja.

Gjatë aktiviteteve të kërkimit në rrugë të ushtarëve të Brigadës së 6-të të Këmbësorisë së Motorizuar Akçaj (Akçay) në Shërnak, në afërsi të Malit Gabar, shpërtheu bomba artizanale e vendosur më parë në rrugë nga terroristët.   

Në shpërthim u plagosën edhe dy ushtarë të tjerë.

Ushtarët e plagosur u dërguan për kurim në Spitalin Shtetëror të Shërnakut.

Forcat e sigurisë filluan operacion në rajon për kapjen e terroristëve.

Lajme të ngjashme