Zgjedhjet e 24 qershorit – Përfundon procesi i votimit për turqit rezidentë në SHBA

Përfundoi të dielën procesi i votimit të qytetarëve turq rezidentë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, që do të mbahen më 24 qershor në Turqi...

Zgjedhjet e 24 qershorit – Përfundon procesi i votimit për turqit rezidentë në SHBA

Përfundoi të dielën procesi i votimit të qytetarëve turq rezidentë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, që do të mbahen më 24 qershor në Turqi.

Në ditën e fundit të procesit të votimit, i cili në SHBA filloi më datë 9 qershor, turqit me banim në Nju-Jork u dyndën drejt kutive të votimit duke formuar radhë të gjata përpara Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Turqisë.

Procesi i votimit në qendrat e votimit në Nju-Jork, Uashington, Majami, Huston, Çikago dhe Los Anxhelos përfundoi të dielën në 21.00 me orën lokale.

Konsulli i Përgjithshëm i Turqisë në Nju-Jork, Ertan Yalçin, bëri me dije se në këtë shtet amerikan ishin 40 mijë e 18 zgjedhës së regjistruar dhe në 9 ditë kohë votën e kanë përdorur vetëm 12 mijë e 845 prej tyre.



Lajme të ngjashme