FAT: Njësitë turke dhe amerikane, aktivitet të përbashkët patrullim-koordinim në Menbixh

Forcat e Armatosura Turke (FAT) dhe elementët e Forcave të Armatosua të Shteteve të Bashkuara të Amerikës filluan aktivitetet e patrullimit në linjën që gjendet mes territorit të operacionit “Mburoja e Eufratit” dhe Menbixhit.

994628

Në deklaratën e Forcave të Armatosura Turke bëhet e ditur se në veri të Sirisë njësitë turke dhe ato amerikane po bëjnë një patrullim të përbashkët në Menbixh, që është pushtuar nga organizata terroriste YPG/PKK.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale në Menbixh, automjetet e blinduara të ushtrisë turke u vendosën rreth përroit Sacu, që ndan frontin e Menbixhit dhe Jarablusit, në zonën e operacionit “Mburoja e Eufratit”.

Forcat turke dhe ato amerikane zhvilluan aktivitetet të përbashkët patrullim-koordinim përballë nënprefekturës Dadat, që ndodhet edhe përballë rajonit ku gjendet baza amerikane.

Aktivitetet në fjalë zgjatën rreth 3 orë.  

Lajme të ngjashme