Bozdag: Gjermania duhet të deklarohet në lidhje me vendodhjen e Adil Oksuz

Zëvendëskryeministri Bekir Bozdag bëri të ditur se qeveria gjermane duhet të deklarohet se a ndodhet apo jo në këtë vend Adil Oksuz, njëri prej të dyshuarve kryesor për tentativë të grusht shtetit dhe anëtar i organizatës terroriste gyleniste FETO.

994633
Bozdag: Gjermania duhet të deklarohet në lidhje me vendodhjen e Adil Oksuz

Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë, Bekir Bozdag bëri të ditur se qeveria gjermane duhet të deklarohet se a ndodhet apo jo në këtë vend Adil Oksuz, njëri prej të dyshuarve kryesor për tentativë të grusht shtetit dhe anëtar i organizatës terroriste gyleniste FETO.

Gjatë pjesëmarrjes në një program të një kanali televiziv privat, Zëvendëskryeministri Bozdag shpjegoi punimet në luftën kundër terrorit.

Bozdag preku edhe në operacionet antiterror në zonën Kandil në veri të Irakut që po zhvillohen në kuadër të luftës kundër terrorit ku tha se çdo vend ku ndodhet terrori dhe terroristët paraqesin kërcënim për Turqinë dhe duhet të shkatërrohen.

Zëvendëskryeministri gjithashtu tha se operacionet kundër organizatës separatiste terroriste PKK në veri të Irakut do të vazhdojnë.

“Ne jemi duke zhvilluar luftë të vendosur kundër organizatës terroriste, e cila kërcënon jetët dhe pasurinë e banorëve të rajonit. Ndërsa edhe gjatë periudhës së ardhshëm do të vazhdojmë me këtë luftë, e cila synon asgjësimin e plotë të terroristëve nëpër male, fusha, strofka, shpella dhe në çdo vend ku ndodhen ata”, bëri të ditur Bozdag.

Duke theksuar se me operacionet “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”, të ndërmarra matanë kufirit, janë hedhur hapat për eliminimin e kërcënimeve të terrorit ndaj sigurisë së Turqisë, Bozdag tha se aktivitetet e PKK-së drejtohen nga Kandili.

Ai shtoi se synojnë që në veri të Irakut të parandalojnë dhe asgjësojnë kërcënimet e terrorit ndaj Turqisë.

Bozdag gjithashtu u bëri thirrje autoriteteve gjermane të hetojnë dhe kumtojnë informacionet mbi qëndrimin e njërit nga puçistët më të kërkuar të FETO-s Adil Oksuz në këtë vend.

“Autoritetet gjermane duhet të hetojnë dhe njoftojnë informacionet për qëndrimin e Adil Oksuz në Gjermani”, tha Bozdag.



Lajme të ngjashme