Ushtria turke neutralizon 35 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Në operacionin ajror të realizuar në rajonin Kandil në veri të Irakut u neutralizuan 35 terroristë të organizatës separatiste terroriste PKK.

Në deklaratën e bërë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke u dhanë informacione në lidhje me operacionet kundër terrorit në veri të Irakut.

Sipas kësaj në operacionin ajror të 15 qershorit u neutralizuan 35 terroristë të organizatës separatiste terroriste PKK.  

Kurse në operacionin ajror në rajonet Zap, Avashin-Basyan në veri të Irakut dhe Çukurxha (Çukurca) të rrethit Hakkari janë neutralizuar 9 terroristë të organizatës separatiste terroriste PKK.

Në këto operacione janë asgjësuar vendstrehimet, pozicionet e armatosura dhe depot e armëve të organizatës terroriste në fjalë.

Lajme të ngjashme