Yildirim: Nëse Amerika nuk zbaton marrëveshjen edhe ne do të shohim interesin tonë

Yildirim tha se marrëveshja me Amerikën është nënshkruar, terroristët do të largohen nga Menbixhi brenda 90 ditësh.

993371
Yildirim: Nëse Amerika nuk zbaton marrëveshjen edhe ne do të shohim interesin tonë

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım), në lidhje me konsensusin e arritur ndërmjet Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për hartën rrugore të Menbixhit në Siri, tha se brenda 90 ditësh nga ky rajon do të nxirren zgjatimet e organizatës separatiste terroriste PKK, PYD/YPG.  

Jëlldërëm iu përgjigj pyetjeve në lidhje me rendin e ditës në kanalin e Youtube, Babala TV.

Ai u përgjigj edhe në lidhje me hartën rrugore të Menbixhit duke rikujtuar se me Amerikën u bë një marrëveshje 90 ditore.

“Sipas një kalendari që përbëhet prej 90 ditësh nga rajoni do të nxirren elementet terroriste të PYD/YPG, që janë zgjatime të organizatës separatiste terroriste në Siri. Udhëheqja atje do ti dorëzohet lokalëve. Kjo është një pikë e arritur falë përpjekjeve këmbëngulëse të Turqisë” tha Jëlldërëm.

“Ne jemi kudo që Turqisë, flamurit, vendit, popullit, njerëzve tanë i vjen kërcënimi. Duke parë eksperiencat që kemi jetuar në të shkuarën ja vlen që të marrim masa. Edhe udhëheqja e Obamës do ti hiqte këta (terroristët) prej andej (Menbixh). Ne na e premtuan por nuk i nxorën. Tani ne këtë e kthyem me shkrim. Fjala fluturon, e shkruara mbetet. Firmat u hodhën dhe nëse ata nuk e zbatojnë marrëveshjen, ky është turpi i tyre. Çfarë të bëjmë ne, të themi që Amerika është shtet i madh dhe nuk merremi me të? Jo, ne do të bëjmë atë që është e drejtë dhe që është në interesin tonë” tha Jëlldërëm.

Pyetjes: “Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se do të godasin Iranin, a do ti lejojmë që të përdorin bazën Inxhirlik?, Kryeministri Jëlldërëm iu përgjigj duke rikujtuar se leja për përdorimin e bazës Inxhirlik në Adana është dhënë vetëm me qëllim luftën kundër terrorit.

“Bazat tona nuk mund të përdoren kurrën e kurrës për të goditur asnjë lloj vendi. Përveç kësaj Irani është një fqinj që prej 600 vjetësh, me marrëveshjen e Kasri-Shirin (17 maj 1639) nuk kemi bërë luftë në asnjë mënyrë. Nuk mund të mendohet kurrë që ne të sigurojmë mbështetje për luftë ndaj një fqinji tonë” tha Kryeministri Binali Jëlldërëm.



Lajme të ngjashme