Votuesit turq fillojnë votimin për zgjedhjet e 24 qershorit edhe në Kirgizi, Kazakistan dhe Kinë

Qytetarët turq që jetojnë në Kirgizi, Kazakistan dhe Kinë filluan të votojnë për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare (për legjislaturën e 27-të) që do të mbahen në 24 qershor në Turqi.

Votuesit turq votojnë sot dhe nesër në ambasadat turke të Pekinit, Astanës dhe Bishkekut dhe në konsullatën e përgjithshme të Turqisë në qytetet e kazakistanit Almati, Aktau dhe qytetet kineze të Shangait, Guangzhou dhe Hong Kong.

Sipas të dhënave të Këshillit të Lartë Zgjedhor në Ambasadën e Turqisë në Astana gjenden të regjistruar 1 mijë e 641 zgjedhës, në Konsullatën e Përgjithshme të Almatit ka 2 mijë e 578 zgjedhës dhe në Konsullatën e Përgjithshme të Aktau ka 348 zgjedhës.

Votuesit mund të shkojnë në kutitë e votimit sot edhe nesër nga ora 9.00-21.00.

Edhe në Kirgizi gjendet 2 mijë e 30 votues të regjistruar që do të përdorin votën sot dhe nesër.

Edhe votuesit turq në Kinë shkuan përpara kutive të votimit duke filluar nga ora 9.00 e mëngjesit dhe do të mund të votojnë deri në orën 21.00 dhe kjo do të jetë e vlefshme edhe për nesër.

Në Pekin janë regjistruar 616 zgjedhës në Shangai 790 në Guangzhou dhe Hong Kong 345 zgjedhës, gjithsej 2 mijë e 261 votues turq të regjistruar.

Lajme të ngjashme