Ushtria turke bombardon terroristët brenda dhe jashtë kufirit

Forcat e Armatosura Turke bënë të ditur se në operacionin ajror të ekzekutuar më 12 qershor në Kandil u neutralizuan 26 terroristë.

Ushtria turke bombardon terroristët brenda dhe jashtë kufirit

Forcat e Armatosura Turke bënë të ditur se në operacionin ajror të ekzekutuar më 12 qershor në Kandil u neutralizuan 26 terroristë.

Në deklaratën e bërë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke u dhanë informacione në lidhje me operacionet kundër terrorit.

Në këtë deklaratë bëhet e ditur se në operacionin ajror të zhvilluar më 12 qershor në Kandil u neutralizuan 26 terroristë ndër të cilët kishte edhe të ashtuquajtur përgjegjës të organizatës separatiste terroriste PKK/KCK .

Ndërsa në operacionin e djeshëm në rajonin Çukurxha (Çukurca) të rrethit Hakkari u neutralizuan 2 terroristë që u përcaktua se përgatiteshin për sulm.

Nga ana tjetër, një prej terroristëve të neutralizuar më 13 qershor në Tunceli, bëhet e ditur se ishte terroristi Ferhat Dersim që bënte pjesë në listën e kërkimit gri me emër të koduar Ertan Erol.

 


Lajme të ngjashme