Kryeministri Yildirim publikoi një mesazh urimi me rastin e festës së Bajramit

Duke uruar që festa e Bajramit të sjell paqe, qetësi dhe vëllazëri në mbarë botën, Kryeministri Yildirim tha se edhe populli turk në saje të solidaritetit ka shpëtuar nga të gjitha vështirësitë.

992640
Kryeministri Yildirim publikoi një mesazh urimi me rastin e festës së Bajramit

Kryeministri, Binali Yildirim uroi festën e Bajramit botës islame.

Duke uruar që festa e Bajramit të sjell paqe, qetësi dhe vëllazëri në mbarë botën, Kryeministri Yildirim tha se edhe populli turk në saje të solidaritetit ka shpëtuar nga të gjitha vështirësitë.

Në mesazhin e tij të publikuar me rastin e festës së Bajramit, Kryeministri Yildirim tha se Turqia ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë strehë për të pastrehuar, ndihmësi i viktimave dhe të shtypurve dhe do të vazhdojë të jetë ndërgjegjja e njerëzimit.

Kryeministri vuri theksin edhe në vendosmërinë e luftës kundër terrorit, ndërsa shtoi se “Turqia është e vendosur të vazhdojë këtë luftë deri në spastrimin e rajonit nga terrori”.    



Lajme të ngjashme