Erdogan: ShBA pësoi një zhgënjim tjetër për Palestinën

Në vlerësimin që i bëri projektrezolutës palestineze të miratuar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me 120 vota Presidenti Erdogan tha se Amerika u zhgënjye sërish.

Erdogan: ShBA pësoi një zhgënjim tjetër për Palestinën

Në lidhje me projektrezolutën për mbrojtjen e civilëve palestinezë, për të cilën SHBA-të kishin vendosur veton në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se “Amerika ka pësuar edhe një zhgënjim tjetër”.

“Kjo projektrezolutë u miratua në Asamblenë e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me 120 vota, me 8 vota kundër dhe 45 abstenim. Amerika u zhgënjye sërish", deklaroi Erdoan nga vendlindja e tij Rize në një transmetim direkt të përbashkët të disa televizioneve.

Në lidhje me çështjen e gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi, Presidenti Erdoan tha se puna e parë që do të bëjnë pas 24 qershorit, nëse do të vazhdojë të detyrën që ka, do të jetë heqja e gjendjes së jashtëzakonshme.

Duke iu referuar qëndrimeve të disa vende të NATO-s, sipas të cilave sistemi i mbrojtjes ajrore me raketat S-400, që Turqia do të marrë nga Rusia, është në kundërshtim me konceptin e NATO-s, Erdoani përmendi deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili ka theksuar se ata nuk do të ndërhyjnë në këtë çështje.

"Greqia ka sistemin S-300... pse nuk i thuhet asaj që aktualisht i ka këto sisteme. Ndërsa në anën tjetër, në të njëjtën mënyrë këtë sistem e ka edhe Siria, që është jashtë NATO-s, edhe kësaj nuk i flisni dot. Ndërsa kur vjen puna tek Turqia, ka një ngërç politik; është e pamundur ta kuptosh këtë. Ne jemi të interesuar për çdo gjë që kemi nevojë në industrinë e mbrojtjes. Më parë ne i kemi bërë propozimet tona, por ata nuk janë afruar. Faleminderit Rusisë që na dha kredi me kushte të favorshme. Ndërkohë që Rusisë i kam propozuar edhe prodhimin e përbashkët të sistemit S-500, ku pas disa fazash të hyjmë në prodhim së bashku", tha në vijim Erdoan.

 


Lajme të ngjashme