Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Turqia përshëndet marrëveshjen për Gadishullin Korean

Turqia priti me kënaqësi marrëveshjen e arritur ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës Popullore Demokratike të Koresë për ndërtimin e paqes së përhershme në Gadishullin Korean, vendim ky i publikuar në një deklaratë të përbashkët.

Turqia përshëndet marrëveshjen për Gadishullin Korean

Turqia priti me kënaqësi marrëveshjen e arritur ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës Popullore Demokratike të Koresë për ndërtimin e paqes së përhershme në Gadishullin Korean, vendim ky i publikuar në një deklaratë të përbashkët të liderëve në Samit.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Jashtme e Turqisë shkruhet: “Ne mirëpresim marrëveshjen e arritur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe Lideri i Republikës Popullore Demokratike  të Koresë, Kim Jong-un nëpërmjet një Deklarate të Përbashkët të publikuar më 12 qershor 2018 në Singapor, me qëllim të ndërtimit të paqes së qëndrueshme në Gadishullin Korean, vendosjes së marrëdhënieve të reja SHBA-Koreja e Veriut dhe punës për denuklarizimin e plotë të gadishullit”.

Në deklaratën ku përshëndeten vendimet e marra dhe angazhimet e vendosura në Samitin e Singaporit, që kanë cilësinë e një pike kthesë në procesin diplomatik në lidhje me Gadishullin Korean, që vazhdon që prej fillimit të këtë viti, gjithashtu shkruhet se: “Pas marrëveshjes së arritur nga udhëheqësit e Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut në muajin prill, është e rëndësishme që mundësia historike e krijuar nga vullneti politik i udhëheqësve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës Popullore Demokratike të Koresë të vazhdojë me hapa pozitive duke mbajtur një rëndësi të veçantë edhe për paqen rajonale dhe globale. Turqia do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet drejt stabilizimit dhe paqes në Gadishullit Korean me të cilin ka lidhje historike”.



Lajme të ngjashme