Ministri Canikli: Turqia do të mbetet në Kandil deri në spastrimin e plotë të terrorit

“Operacionin e filluam me urdhrin e Presidentit Erdogan, me qëllim për të formuar zona të bazave që do të jenë aty deri në spastrimin e plotë të terrorit nga ky rajon", bëri të ditur ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nurettin Canikli.

Ministri Canikli: Turqia do të mbetet në Kandil deri në spastrimin e plotë të terrorit

Turqia do të mbeten në zonën Kandil në veri të Irakut derisa terrori të spastrohet plotësisht nga ky rajon.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nurettin Canikli i bëri një vlerësim rendit të ditës për Agjencinë e Lajmeve Anadolli (AA).

Në prononcimin e tij të bërë në lidhje me operacionin ajror ndaj zonës Kandil, ministri Canikli tha se “Fortifikimet e bazave në zonë kanë arritur në një fazë të caktuar, tani po kalojmë në procesin e radhës”.

 

“Operacionin e filluam me urdhrin e Presidentit Erdogan, me qëllim për të formuar zona të bazave që do të jenë aty deri në spastrimin e plotë të terrorit nga ky rajon. Faza e planifikimit kishte filluar pothuajse para një viti”, shtoi ministri Xhanikli.

“Operacionet që po ndërmerren për arsye sigurie në mënyrë të përkohshme dhe që në asnjë mënyrë nuk do të dëmtojnë integritetin territorial të ndonjë vendi tjetër, do të vazhdojnë deri në spastrimin e plotë të terroristëve nga ky rajon dhe deri sa terrori të mos jetë më kërcënim. Ndërmarrja e operacioneve të përkohshme nuk nënkupton zhvillimin e operacionit dhe kthimin”, bëri të ditur Nurettin Canikli.

Ai në vijim shtoi se gjatë operacioneve antiterror që po zhvillohen në veri të Irakut prej fillimit të vitit e këtej janë neutralizuar mbi 500 terroristë pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK.

Ministri bëri të ditur se Irani do të japë përkrahjen e duhur këtyre operacioneve që do të ndërmerren në zonën përfshirë edhe zonën Kandil, dhe tha se “Forcat e armatosura të Turqisë do të vazhdojnë të jenë të pranishme dhe të qëndrojnë në këtë zonë me të gjitha elementet deri në përfundimin e detyrës”.

 


Lajme të ngjashme