Kryeministri turk: Operacioni në Kandil do të vazhdojë me vendosmëri

I ftuar në një televizion privat Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha të hënën vonë nga Izmiri se operacioni kundër organizatës separatiste terroriste PKK, e strehuar në zonën malore Kandil në veri të Irakut do të vazhdojë me vendosmëri.

Kryeministri turk: Operacioni në Kandil do të vazhdojë me vendosmëri
binali yildirim.jpg
tsk kandile hava harekatı.jpg
tsk kandil hava harekatı.jpg
kandile hava harekatı.jpg

Turqia nuk ka pretendime territoriale ndaj askujt,- theksoi Jëlldërëm, ndërsa shtoi se “qëllimi i këtij operacioni është të shkatërrojmë një organizatë terroriste që e shqetëson vendin tonë nga jashtë kufijve dhe kërcënon sigurinë e jetës dhe pronën e popullit tonë".

“Për momentin përndjekja e afërt, kërcënimi i afërt (PKK) është në veri të Irakut, atje vazhdon edhe aktiviteti (i ushtrisë tonë). Ne rezervojmë të drejtën për të marrë të gjitha masat nëse një kërcënim i ngjashëm do të shfaqet në lindje të Lumit Eufrat”,- nënvizoi shefi i qeverisë së Ankarasë.

Kryeministri Jëlldërëm tha se ShBA-ja duhet ta çarmatosë grupin terrorist të YPG/PKK-së në Siri, pasi ky grup terrorist i pajisur me armë të rënda në pjesën lindore të Lumit Eufrat në Siri përbën një kërcënim për Turqinë.

Yildirim tha se nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) nuk e çarmatosin YPG/PKK-në, atëherë Turqia do të bëjë atë që është e nevojshme për sigurinë e vet.

"Në të njëjtën kohë kjo është gjithashtu e drejta jonë që rrjedh nga e drejta ndërkombëtare",- shtoi ai.

YPG/PKK dhe PYD/PKK janë derivate siriane të organizatës separatiste terroriste PKK, terrori i të cilës u ka marrë jetën rreth 40.000 njerëzve në një fushatë 30-vjeçare kundër shtetit turk, duke përfshirë gra dhe fëmijë.

 


Lajme të ngjashme