Erdogan: Veprimet e Austrisë na çojnë drejt luftës, Evropa të bëjë atë që duhet

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) reagoi edhe një herë ashpër ndaj Austrisë, që mbyll xhamitë dhe deporton imamët.

Erdogan: Veprimet e Austrisë na çojnë drejt luftës, Evropa të bëjë atë që duhet

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) reagoi edhe një herë ashpër ndaj Austrisë, që mbyll xhamitë dhe deporton imamët.

Presidenti Erdoan mori pjesë në programin e Natës së Kadrit, të organizuar në lagjen Esenler të Stambollit.

Presidenti iu drejtua Kryeministrit të Austrisë, Sebastian Kurz duke thënë: “Mbyllja e një xhamie në Austri, deportimi i myslimanëve do të thotë një luftë kryq-hënë dhe përgjegjës për këtë do të jesh ti”.

Ai tha se mesazhi nuk është vetëm për Austrinë por për të gjithë perëndimin.

“Duke thënë këtë nuk i bëj thirrje vetëm Austrisë. I bëj thirrje tërë Perëndimit. Ti perëndim, me në krye Gjermaninë, silleni atë në vete. Nëse nuk vjen në vete kjo gjë shkon deri në luftën e gjysmëhënës dhe kryqit. Sepse edhe ne kemi hapat tona. Nga ky aspekt ne nuk do të lejojmë që të sillen keq me 250 mijë vëllezërit tanë. Do të bëjmë atë që është e nevojshme” u shpreh Presidenti Erdoan.

Ai tha se dëbimi i myslimanëve nga Arakani dhe ideja e mbylljes së xhamive në mes të Evropës nuk ka asnjë ndryshim nga njëra-tjetra”.

Në programin e Natës së Kadrit morën pjesë më shumë se 100 mijë persona.  

 


Lajme të ngjashme