Erdogan: Turqia filloi operacionin antiterrorizëm në Kandil dhe Sincar

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se rajoni i Kandilit në Irak nuk do të jetë më një kërcënim dhe një burim terrori.

Erdoan iu drejtua qytetarëve në Sheshin e Bashkisë në Nide (Niğde).

Në fjalimin e tij ai tha se shpëtuan rajonin Afrin të Sirisë nga pushtimi i organizatës separatiste terroriste PKK/PYD-YPG dhe DAESH.

“Më 20 janar, Turqia nisi Operacionin “Dega e Ullirit” me të cilin neutralizoi mbi 4 mijë e 500 terroristë në Afrin. Ne filluam edhe operacionet tona në Kandil dhe Sinxhar (Sinjar) të Irakut. Ne kemi shkatërruar 14 objektiva të rëndësishëm me 20 avionët tanë. Avionët goditën dhe u kthyen, por nuk ka mbaruar dhe do të vazhdojë” u shprehu kreu i shtetit turk.  

“Synimi ynë është të thajmë moçalin më të madh. Kandili nuk do të jetë më kërcënim dhe një burim terrorizmi për Turqinë dhe kombin turk” tha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan.

Lajme të ngjashme