Ekonomia turke u rrit me 7,4% në tremujorin e parë

Ekonomia turke u rrit me 7,4 për qind në tremujorin e parë të vitit 2018 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave publikuar të hënën nga Instituti Turk i Statistikave (TurkStat).

Ekonomia turke u rrit me 7,4% në tremujorin e parë

Nëse shikojmë të mirat materiale dhe shërbimet përfundimtare të prodhuara në Turqi, që janë edhe zërat kryesorë të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB); në çerekun e parë të vitit 2018 sektori i ushqimit është rritur me 4,6% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kurse në sektorin e industrisë për të njëjtën periudhë rritja ka qenë 8,8%, për sektorin e ndërtimit rritja është llogaritur në 6,9%.

Vlera e shtuar e sektorit të shërbimeve, i përbërë nga shuma e aktiviteteve të shërbimeve në tregti, transport, akomodim dhe ushqim, është rritur me 10%.

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB), i korrigjuar nga efektet stinore dhe kalendarike në tremujorin e parë të vitit 2018 është rritur me 7,2% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Ndërsa krahasuar me çerekun e fundit të 2017-s rritja e PBB-së ka qenë 2%.

Shifrat e rritjes ekonomike Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) i ka vlerësuar përmes një postimi në median sociale “Twitter”.

“Shifrat (e rritjes) vazhdojnë të rriten fuqishëm mbi baza të shëndosha makroekonomike pavarësisht të gjitha sulmeve ekonomike dhe lojërave (që luhen në Turqi)”, shkruan Erdoan në postimin e tij.

"Ekonomia e Turqisë u rrit 7,4 për qind në tremujorin e parë të vitit 2018. Ne jemi të parët midis vendeve të OECD-së (Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik) dhe i dyti midis vendeve të G20, ku bëjnë pjesë 19 ekonomitë më të mëdha të botës dhe Bashkimi Evropian (BE). Ne vazhdojmë të jemi një nga vendet me rritjen më të shpejtë në botë",- shkruan Erdoan në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

Sipas të dhënave të rishikuara të TurkStat, ekonomia e vendit është rritur me 7,4 për qind nga viti në vit. Rritja e vitit të kaluar ka qenë rritja më e lartë vjetore që nga viti 2013; në 2016-n rritja vjetore ka qenë 3,2 për qind.

Në kuadër të programit afatmesëm Qeveria synon një rritje ekonomike vjetore 5,5 për qind deri në vitin 2020.

 


Lajme të ngjashme