Çelik: Strehimi i puçistëve nga ana e Greqisë do të ndikojë në marrëdhëniet turko-greke

Çelik tha se me ngritjen e çështjes ndaj puçistëve nga ana e Turqisë, autoritetet greke shfaqën qëndrime anti-puçiste ndërsa më pas kanë dëgjuar se disa vende kanë ndikuar në vendimmarrje.

990379
Çelik: Strehimi i puçistëve nga ana e Greqisë do të ndikojë në marrëdhëniet turko-greke

Ministri i Çështjeve të BE-së, Omer Çelik, bëri të ditur se Greqia është shndërruar në një vend që strehon puçistët.

Gjatë vlerësimit të tij të bërë rendit të ditës, ministri Çelik vlerësoi edhe lirimin pas 18 muajve të mbajtjes në paraburgim nga autoritetet greke të 8 puçistëve pjesëtarë të organizatës terroriste gyleniste FETO të arratisur në këtë vend më 15 korrik pas dështimit të tentativës së grusht shtetit.

Çelik tha se me ngritjen e çështjes ndaj puçistëve nga ana e Turqisë, autoritetet greke shfaqën qëndrime anti-puçiste ndërsa më pas kanë dëgjuar se disa vende kanë ndikuar në vendimmarrje.

Duke reaguar ndaj autoriteteve greke për lirimin e puçistëve ministri Çelik tha: “Greqia është shndërruar në një vend që strehon puçistët. Këta persona që strehon Greqia kanë kthyer armët kundër ushtrisë së NATO-s. 15 korriku për ne nuk është sikurse ndonjë ngjarje e tjetër e rëndomtë. Kjo është një ngjarje që do të ndikojë rrënjësisht në marrëdhëniet tona me Greqinë”.

Ministri Çelik tha se lirimi i puçistëve nuk ka të bëjë me ligjin, ndërsa shtoi: “Është e qartë se është realizuar një dimension tjetër. Janë të mendimit se do të mund të marrin sekrete të caktuara nga këto ushtarë. Këta persona pa kible, pa atdhe janë aparate të përshtatshme. Strehimi i terroristëve, të cilët kanë veshur uniforma ushtarake, do të ndikojë para së gjithash në marrëdhëniet turko-greke”.



Lajme të ngjashme