Turqia dënoi sulmet me bomba në qytetin Kirkuk të Irakut

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Jashtme e Turqisë u dënuan ashpër bombardimet e trefishta në Kirkuk të Irakut që kishin në objektivë popullin civil, që sipas përcaktimeve të para lanë një person të vdekur dhe 14 të tjerë të plagosur.

Turqia dënoi sulmet me bomba në qytetin Kirkuk të Irakut

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e jashtme e Turqisë u dënuan ashpër bombardimet e trefishta në Kirkuk të Irakut që kishin në objektivë popullin civil, që sipas përcaktimeve të para lanë një person të vdekur dhe 14 të tjerë të plagosur.

Në deklaratën ku dënohen ashpër sulmet në fjalë për irakianin e vrarë kërkohet rahmet nga Allahu ndërsa të plagosurve u urohet shërim të shpejtë.

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme thuhet se pavarësisht të gjitha paralajmërimeve të Turqisë "disa qarqe ndjekin agjendën e tyre të errët dhe përpiqen të dëmtojnë vullnetin e bashkëjetesës paqësore të njerëzve të Kirkukut, qytet që zotëron një rëndësi kyçe për arritjen e stabilitetit të përhershëm në Irak.

“Për të parandaluar objektivat qëllimkeqe të këtyre qarqeve dhe për të vendosur sigurinë e të gjithë komponentëve të njerëzve të Kirkukut, ne presim që autoritetet përkatëse irakiane të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme. Me këtë rast, ne ritheksojmë rëndësinë e vlerësimit të drejtë, transparent dhe të menjëhershëm të kërkesave legjitime të të afërmve tanë, të cilët kanë organizuar demonstrata paqësore rreth akuzave për mashtrim lidhur me zgjedhjet në Kirkuk” shkruhet në deklaratën e ministrisë së jashtme.



Lajme të ngjashme