ASELSAN vazhdon të prodhojë pajisje që fuqizojnë ushtrinë turke

Kompania Elektronike Ushtarake Turke (ASELSAN), një nga kompanitë pararojë të Turqisë, duke vazhduar punimet në bazë të teknologjive që zhvillohen dhe nevojave që ndryshojnë vazhdimisht, prodhon me sukses pajisje të veçanta.

ASELSAN, për të krijuar një sistem mbrojtjeje të së ardhmes, me teknologjinë vendore të laserit që zotëron, testoi Sistemin e Mbrojtjes Laser (LSS).

Në pamjet e publikuara nga Nënsekretariati i Industrisë së Mbrojtjes (SSM) tërheq vëmendjen performanca e suksesshme në teste dhe falë Sistemit të Mbrojtjes Laser objektivat do të neutralizohen me një ndjeshmëri të lartë dhe në një kohë të shkurtër.

Ky sistem është zhvilluar nga ana e ASELSAN-it me një rreze prej 500 metrash kundër mjeteve fluturuese mini dhe mikro të telekomanduara, kërcënimeve të mjeteve detare të telekomanduara, bombave artizanale dhe mjeteve shpërthyese të kamufluara nga terroristët në një distancë prej 200 metrash dhe më shumë si dhe për pako të dyshimta të vendosura në buzë të rrugëve.  

Sistemi mund të përdoret edhe në platformat e anijeve, centralet e energjisë, aeroporte, postat kufitare, ndërtesat e shtabeve dhe në itinerarin e kalimit të autokolonave ushtarake.

Lajme të ngjashme