Çavusoglu bisedon në telefon me homologen austriake për mbylljen e xhamive

Vazhdojnë nismat diplomatike të Turqisë pas vendimit skandaloz të Austrisë në lidhje me xhamitë. Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, realizoi pasditen e së shtunës një bisedë telefonike me homologen austriake, Karin Kneissl...

Çavusoglu bisedon në telefon me homologen austriake për mbylljen e xhamive

Vazhdojnë nismat diplomatike të Turqisë pas vendimit skandaloz të Austrisë në lidhje me xhamitë.

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, realizoi pasditen e së shtunës një bisedë telefonike me homologen austriake, Karin Kneissl.

Pas shumë deklaratave të tij me përmbajtje islamofobe, Kancelari austriak, Sebastian Kurz, bëri me dije një ditë më parë se 7 xhami do të mbyllen në vendin e tij, ndërkohë që ka filluar edhe procesi i anulimit të lejeve të qëndrimit për rreth 60 imamë turq.

Biseda telefonike e shefit të diplomacisë turke me homologen austriake u fokusua pikërisht në këtë çështje.

“Ky është një tregues i nivelit të racizmit dhe islamofobisë në disa vende!”

Me këto fjalë, ministri Çavusoglu vlerësoi mëngjesin e sotëm qëndrimin skandaloz të Austrisë.



Lajme të ngjashme