ASELSAN-i prodhon prototipin e një radari të sigurisë në hapësirat publike

Kompania Elektronike Ushtarake e Turqisë (ASELSAN) po prodhon zgjidhje për nevojat civile gjithashtu falë akumulimit dhe përvojës së saj në fushën e radarëve ushtarakë...

ASELSAN-i prodhon prototipin e një radari të sigurisë në hapësirat publike

Kompania Elektronike Ushtarake e Turqisë (ASELSAN) po prodhon zgjidhje për nevojat civile gjithashtu falë akumulimit dhe përvojës së saj në fushën e radarëve ushtarakë.

Hapi më i fundit i ASELSAN-it në këtë aspekt ishte prodhimi i “skanerit të trupit” që mundëson zbulimin e objekteve të rrezikshme, të cilat fshihen nën rroba. Kjo pajisje e rëndësishme tashmë përdoret në aeroporte të ndryshme të Turqisë.

Ndërsa një tjetër arritje e kësaj kompanie është prototipi i një radari të perfeksionuar për të zbuluar objektet e rrezikshme të fshehura nën rroba në hapësirat publike të mbipopulluara si stacionet qendrore të autobusëve, trenave apo metrove, qendrat tregtare, stadiumet dhe aeroportet. Prototipi në fjalë ka kaluar me sukses testet e skanim-zbulimit të objektivave metalike dhe jometalike, përfshi këtu armët e zjarrit dhe armët e ftohta.

Ky prototip i ASELSAN-it është ilustruar edhe me paraqitjen vizuale tredimensionale të konfigurimit të produktit të Radarit të Sigurisë dhe me pamje të njësisë së imazhit të objektivit të radarit.



Lajme të ngjashme